Ish-kryeministri grek: Ballkani vrimë e zezë, Shqipëria të plotësojë kushtin për minoritetin

Ish-kryeministri grek: Ballkani vrimë e zezë, Shqipëria të plotësojë kushtin për minoritetin

Kostas Karamanlis

Ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis ka kritikuar vendimin e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë që nuk hapi negociatat, por nuk ka kursyer as dy vendet në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve dhe progresin që duhet të bëjnë.

Ish-kryeministri shikon ende "re" në rajon, pasi u shpreh se "Ballkani Perëndimor, 20 vjet pas luftës së fundit në rajon, për fat të keq mbetet një vrimë e zezë në hartën evropiane.

Po, nuk ka konflikte të përgjakshme si në këtë kohë, por situata në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri, në veçanti, është duke ngecur apo edhe duke u kthye" tha ai.

Duke u ndalur te Shqipëria ai e vendosi theksin te mbrojtja e të drejtave të pakicës etnike greke. "Pa zbatimin e standardeve evropiane për këtë çështje dhe pa përmbushjen e detyrimeve të saj, Shqipëria nuk mund të presë përfundimin e kursit të saj evropian," nënvizoi ai.

Vetoja e Francës bllokoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi Macron kërkoi më parë reformimin e unionit më pas zgjerim me vende të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trala zura nje gale: 29/10/2019 17:42

    Z. Karamanlis kur te shohesh majen e veshit pa pasqyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)