Ish-mbrojtësi i 'Los Blancos', Michel Salgado, gjatë një prononcimi për mediat ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid. Ai shprehet se nëse CR7 merr një vendim i shkon deri në fund.
/Shqiptarja.comNëse do të largohej do të më vinte shumë keq pasi kam qenë me të për 6 muaj. Ishte një futbollist që po linte gjurmë tek Real Madrid dhe ende po e bën. Por e njoh mirë dhe kur merr një vendim i shkon deri në fund. Nëse vendos të qëndrojë, Cristiano Ronaldo është në momentin e tij më të mirë sepse ai është një fenomen. Por nëse vendosë që të largohet nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta falenderojmë për të gjitha që ai ka dhënë në Real. Më shqetëson nëse do të largohet por do të jetë vendimi i tij.
Michel Salgado, ish-mbrojtësi i Real Madrid
![]()
Komente
