Ish-ministri Ahmetaj në Report Tv: Ndryshimet në qeveri shumë pozitive, do të mbështes reformat nga Komisioni i Ekonomisë

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka qënë i ftuar ditën e sotme në studion e Report Tv. Në fjalën tij në studio, Ahmetaj ka folur lidhur me raportet e FMN-së, TIA-s, dhe ndryshimet e kabinetit qeverisës, pjesë e të cilave ishte dhe vetë ai.

Ndryshimet në kabinet i shoh shumë pozitive. Ekipi I ri është shumë i aftë. Do të shtyjnë më para reformat e vendit. Jam i bindur që puna e bërë në 5 vite do të shkojë edhe më lart,”- tha Ahmetaj.

I pyetur lidhur me detyrën e tij të re si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj u shpreh se do të ndjekë me përpikëri prioritetet e qeverisë.

Do të ndjek prioritetet e qeverisë. Jam pjesë e maxhorancës. Drejtoj Komisionin më të rëndësishëm të parlamentetit. Do të bëj të pamundurën për të mbështetur reformat e qeverisë,”- shtoi më tej ai.

INTERVISTA E PLOTË:

Si i komentoni ngjarjet e sotme në Kuvend?

Historikisht Berisha nuk i ka pushuar kurrë fyerjet. E njëjta gjë ndodhi dhe sot. Sjellja e opozitës sipas meje vjen sipas situatës së brendshme të pambështetur nga qytetarët. Maxhoranca sot po diskutonte aktin normativ. Ligj që mbyll llogaritë për vitin 2018.  Aty do të shpërndaheshin të gjitha këndvështrimet. Nuk ishin aty për të votuar Komisionin e tyre. Ka qënë Berisha ai që i ka prekur zgjedhjet gjatë gjithë kohës. Ai i ka thënë presidentit “horr” dhe kryeprokurores fjalë shumë më të rënda.

Raporti i FMN-së.

Situata ekonomike ka ndryshuar. Nëse doni të më sfidoni për të vërtetën shikoni raportin e FMN-së. Është tabela makroekonomike. Në rreshtin e borxhit publik ai ka qënë 74% në 2015 dhe është sot 68.6%. Çdo qytetar mund ta shohë këtë gjë. Po në të njëjtën tabelë ke edhe balancën primare, kur është negative dmth qeveria ka kërkuar borxh të ri. Kjo ekonomi është ajo që rritet më shumë në rajon plot 4.2%. Nëse i referohemi një elementi si punësimi, 262 mijë qytetarë janë punësuar që në 2014. Po shkojnë në 1 miliard euro investimet e huaja. E morëm me 1% rritjen ekonomike.

Koncesionet, FMN e sheh me shqetësim rritjen e shpejtë, si e shpjegoni këtë gjë?

Kam një dokument shumë të detajuar për PPP-të. Ish-ministri i Berishës, ka firmosur koncesione edhe ditën e shtunë. Kujt i tregojnë këta koncesionet? Risku ka rënë nga 5% deri në 3%. Po çfarë PPP-shë kemi bërë ne? Check-upin, dializën, rrugën e Arbrit etj. Rruga e Arbrit do të jetë shembull se si sa mirë mund të funksionojë PPP-ja me shtetin.

Raporti i TIA, Shqipëria ka humbur pikë në luftën kundër korrupsionit.

I referohet bllokimit të reformave anti-korrupsion. E keni parë çfarë opozite kemi? Pengoi dy vite rresht reformën në drejtësi. Jemi shumë herë më mirë se PD-ja edhe pse mund të tingëllojë  si cinike.

Çfarë mendimi keni për kabinetin e ri të kryeministrit Rama?

Është shumë i aftë. Do të shtyjnë reformat e vendit. Jam i bindur që puna e bërë në 5 vite do të shkojë edhe më lart.

Detyra e re si kryetar të Komisionit të Ekonomisë?

Do të ndjek prioritetet e qeverisë. Jam pjesë e maxhorancës. Drejtoj Komisionin më të rëndësishëm të parlamentetit. Do të bëj të pamundurën për të mbështetur reformat e qeverisë.

Ndryshimi i drejtimit Braçe-Ahmetaj?

Asnjë ndryshim sdo të ketë. Mbështetje atëherë. Mbështetje tani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari