Ish-ministri flet për një kërcënim të madh: Një vit pas mandatimit të Xhafajt po kthehet ...!

Ish-ministri flet për një kërcënim të madh: Një vit pas mandatimit të Xhafajt po kthehet ...!

Ish-ministri Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se vendi ndodhet nën kërcënimin më të madh të mundshëm një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si ministër. Në një status në ‘Facebook’, ish-ministri i LSI ka renditur dhjetë pika, që sipas tij, tregojnë se po kthehet policia dhe hetuesia komuniste.

Për çdo pikë të renditur më poshtë, ish-ministri thotë se ka dhe raste konkrete, ndërsa shton se kjo është Ministria e Brendshme më e keqe e mundshme në sistemin pluri-partiak që kemi vendosur.

Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit! Gati një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, vendi gjendet nën kërcënimin më të madh të mundshëm. Po kthehet policia dhe hetuesia komuniste. Nga raportimet mediatike të deri sotme, rezulton që Policia e Shtetit e drejtuar nga Ministria e Brendshme ka këto sjellje tipike:

1. Ndalime e shoqërime në polici, pa hesap, kriter apo standart! Në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin e Policisë së Shtetit (neni 109).

2. Ekzekutimi i arrestimeve bëhet si qëmoti. Natën, nëpër banesa duke krijuar klimë terrori tek familjarët. Kërkesave të të arrestuarve për dokumenta, i jepet përgjigja standarte: “ e di ti se çke bërë, ti tregojmë letrat atje brenda”.

3. Dhunë fizike, psiqike po e po, në komisariate. Trajtim çnjerëzor dhe deri edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve.

4. Dominim haptazi anti-kushtetues në proceset hetimore. Prokuroria gjendet tashme nën hyqmin e Ministrisë së Brendshme, falë edhe kaosit post reformë.

5. Megjithë kontrollin e hetimeve, fuqia provuese ndaj krimit nuk është përmirësuar. Ne mjaft raste ka përkeqesim. Arrestimet pa prova direkte dhe në vijim gjykimet në themel vënë në vështirësi gjykatat, të cilat janë nën presion shumë të madh.

6. Manipulohet haptazi vendngjarjet për të keq drejtuar hetimet. Rasti i grabitjes së prokurorisë së Durresit është më flagranti.

7. Ne trafikun e drogës nuk kemi asnjë të arrestuar të madh, megjithëse drogë kapet, Pronarët e saj jo. Kapen ose shoferët ose gomerët...

8. Asnjë i hetuar apo i arrestuar nga radhët e zyrtarëve të Partisë në Pushtet. Edhe ndonje që ka ngele nën hetim nga e shkuara i prishen provat, për të shkuar drejt pafajsisë.

9. Aktiviteti politik i policisë është si asnjëherë tjetër më parë. Për çdo ushtrim të lirive kushtetuese, qytetarët kërcënohen nga policia, ose me pergjim, ose survejim, ose shoqërim dhe procedim penal.

10. Asnjë i arrestuar nga kontigjenca e personave në kërkim. Madje për disa prej tyre shërbimet aleate kanë dhënë info të sakta pë vendndodhjen e tyre, por policia në vend ti arrestonte dërgonte njerëz për negociata me ta. Kështu u është dhënë mundësia të kërkuarve të ndryshojnë vendstrehim. Këtë e kam direkt nga burime të huaja këtu...

Nuk besoj se duhet më për të kuptuar se ç’Ministri të Brendshme që kemi! Më të keqen e mundshme në sistemin pluri-partiak që kemi vendosur. Nuk po i rendis këtu rastet konkrete që kanë ndodhur, për arësye etike. Por pêr çdo konstatim të mësipërm jam nisur nga raste të raportuara në media.

Ministria e Brendshme e Komunizmit është në veprim! Këto gjetje mirë është ti kuptojmë shpejt dhe në gjuhën shqipe. Mbase do të na i thonë edhe në gjuhë të huaj, por sdo ketë shumë kuptim. Për fat të keq njerëzit bëhen sensitivë kur ju troket polici tek dera. Por atë ditë do jetë shumë vonë...

Ish-ministri Ylli Manjani

(Statusi i Ylli Manjanit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 08/06/2018 07:36

    Je njeriu me kokepalare qe kemi pare deri me sot .Derdelis kot se je me maskaraj je me trafikanti i droges .Njeru qe i qendron punes ne koke po e shan se vete nuk bere gje .Je figure e keqe politike .

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 06/06/2018 19:01

    Ja edhe kokemollçinka. Bakalaro fare ky.

    Përgjigju
  • jani: 06/06/2018 15:35

    Eshte e thjesht te flasesh e derdellisesh nga ekrani i kompjuterit tend kur vet kur ishe minister nje pune te vetme nuk e bere

    Përgjigju
  • esli: 06/06/2018 15:35

    Po ti per ca do mbahesh mend o manjan apo per ate qe te shkarkoj rama ne mes te nates.

    Përgjigju
  • ana: 06/06/2018 15:34

    Foli ky more aman ky qe ka qen minister drejtesie dhe nuk.dinte te lidhte 2 fjale

    Përgjigju
  • Helen.: 06/06/2018 15:13

    UNE kam KOHE QE I BIE kesaj kambane.NE FIER ESHTE HAPUR DHE INSTALUAR NJE LINJE SPIUNAZHI QE UDHEHIQET NGA POLICIA DHE E FRYMEZUAR NGA RAMA .JANE REKRUTUAR QINDRA GRA ( SHUMICA Kurva ) QE me ANE te celulareve informojne per dy PROBLEME :- 1 )ZGJEDHJET ( NE KOHE fushate ) DHE kanabisi ( KUR tregetohet) KETO GRUPE te paligjshme QE Shkelin privatesine Jane VIRUSI KOMUNIST KOMUNIST I EDVIN RAMES DERI TE TRAUMA QE U SHKAKTOHET NJEREZVE ME FRIKEN SE MOS PUSHOHEN NGA PUNA NESE KRITIKOJNE PUSHTETIN NE FUQI OSE TAHIRAMETEN .

    Përgjigju
  • bledi: 06/06/2018 14:23

    shyqyr qe po kthehet.... tju rras mrena tipat si ty

    Përgjigju
  • Qoqja: 06/06/2018 14:22

    Tani o Manjan Hileqari qe po komenton je me pantallona apo me breke te shkurtra .Se sa te pret malli ty per zbatimin e ligjit e pam e kur ju ishit padrejtesisht ne postin e m. Drejesise por ju doni polici qe krimineli te iki ne drejtim te paditur dhe polici qe te kete dy shtete si ne rastin e rep.se LAZARATIT kur ju halet e tjere nuk guxonit ti permendit emrin .Turp i madhe qe jepet leje ty o avukat te zhgarravitesh tema te tilla .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet