TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, ku qendroi për rreth 40 minuta, u ndal në një prononcim për mediat.
“Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!”, tha Beqaj.
Edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur sot në SPAK, pasi gjykata ndaj tij ka caktuar ‘Detyrim paraqitje’ nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”. Ndaj Beqajt me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre.
Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ku Beqaj ishte drejtor. SPAK ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre të Beqajt, por nuk ka të regjistruar një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll banese dhe janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente të tjera. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase
17 Janar, 10:41
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
“Sterlizimi”/ I rëndoi akuzën, Ilir Beqaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
9 Janar, 12:12
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, zgjaten me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn! GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë
30 Dhjetor 2024, 16:09
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor 2024, 10:59
-
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
12 Dhjetor 2024, 15:22
-
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
5 Dhjetor 2024, 17:50