ISHP me godinë të re, Manastirliu: Do ndërtojmë laborator të ri! Do rrisim nivelin e survejancës

ISHP me godinë të re, Manastirliu: Do ndërtojmë laborator të ri! Do rrisim nivelin e survejancës

Ogerta Manastirliu

Tiranë 15 Dhjetor- Prezantohet masterplani përfundimtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë prezantimit të këtij masterplani se ky Institut është projektuar me kapacitetet të shtuara dhe për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes. Duke folur për strukturën e re të ridimensionimit të Insitutit të Shëndetit Publik, Ministrja Manastirliu tha:

“Në masterplanin e përfunduar kemi propozuar jo vetëm të gjithë vizionin për të ndërtuar një laborator të ri, që do t’i shërbejë Insitutit të Shëndetit Publik, i cili do të përmbledh të gjithë laboratorët që sot ekzistojnë në godinën aktuale dhe të shpërndarë në godina të tjera por edhe do të rehabilitojë godinën qendrore të Institutit të Shëndetit Publik duke i dhënë asaj vlera të vërteta të një institucioni, i cili zhvillohet më tej nga pikëpamja shkencore dhe nga pikëpamja organizative“.

Rindërtimi i Insitutit të Shëndetit Publik është i bazuar në bazat e një themeli të ri të kuptimit të intelligencës artificiale:

“Në përpjekje për të vijuar edhe gjithashtu qasjen tonë për zhvillimin e digjitalizimit në strukturat e Institutit të Shëndetit Publik për të rritur nivelin e survejancës aktive dhe për të krijuar mundësinë që pikërisht në këto institucione, këto struktura të Institutit të mundet të jenë sa më të afta për t’ju përshtatur gjithashtu edhe të gjitha risive, duke shkuar drejt digjitalizimit por edhe drejt inteligjencës artificiale. Sepse dihet që tashmë rrugët janë të hapura për t’u zhvilluar dhe për të ecur më shpejt në drejtim të sistemeve digjitale, në drejtim të monitorimit të shëndetit të popullatës, në drejtim të monitorimit të sëmundjeve infektive dhe atyre jo-infektive”-tha Manastirliu.

Finalizimi i masterplanit të Institutit të Shëndetit Publik do të vijojë me konkretizimin e tij, duke nisur nga buxheti i vitit të ardhshëm. Faza e parë fillon me ndërtimin e godinës së laboratorëve që fillon në vitin 2023, një investim i siguruar nga buxheti i shtetit dhe më pas me godinën qendrore të Institutit të Shëndetit Publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025