ISHP: Në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë hynë në Shqipëri, asnjë i infektuar me virusin kinez

TIRANE-Në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin kinez. Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në një dalje për mediat pas mbledhjes së Task Forcës për masat që janë marrë u shpreh se në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.

"Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Tetë raste kanë rezultuar negativ pas analizave. Nga survejanca në të gjitha pikat kufitare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura, por asnjëri nga ka rezultuar i infektuar. Ata që kanë shfaqur temperatura, kollë dhe rrugë të njoftojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura".

Vigjilenca është rritur në maksimum te udhëtarët që vijnë nga Italia për shkak të virusit që ka marrë 7 jetë në vendin fqinj dhe mbi 230 janë infektuar, por Tomini garantoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet.

"Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim.  Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia nga 22 shkurti kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme". 

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik u ndal edhe te rastet kur duhet përdorur maska dhe rritja e çmimeve nga farmacitë, që po përfitojnë nga rasti.  "Qytetarët të shtojnë masat; larje të duarve, përdorim i letrës sa herë tështimë, të minimizojmë prekjen me dorë të hundës dhe syze, etj. Përdorimi i maskave duhet të bëhet vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte më të sëmurë. Nuk rekomandohet kur nuk jeni të sëmurë apo nuk keni rekomandim mjekësore. Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, por jemi duke monitoruar rastin edhe për çmimet dhe pajisjen me mjetet e duhura". 

Sa i përket analizave për rastet e dyshuara me virusin kinez, ajo tha se përgjigjet dalin nga 8-12 orë. Dërgimi i elementëve të higjenës personale për shtim të masave në institucionet arsimore, sipas Eugena Tominit është përgjegjësi e sistemit arsimor. Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë se tetë raste të dyshuara rezultuan negativ, ndërsa gatishmëria është maksimale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lol: 25/02/2020 11:39

    Po po nuk kam besim se po thoni brrockulla. Isolim te detyruar!!!!!

    Përgjigju
  • Leon: 25/02/2020 11:17

    Bravo,ju lumte kontrollet te vazhdojne me rigorozitet,,,siguria e para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim