Drejtori Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Sindikatës së Ushqimit, Agrikulturës dhe Turizmit.
 
Në takimin për bashkëpunim në luftën kundër informalitetit dhe punës në të zezë kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e Shoqatës së prodhuesve të bukës dhe të restoranteve turistike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli shpreh shqetësimin e informalitetit në turnet e dyta dhe të treta, duke kërkuar bashkëpunim për evidentimin e çdo rasti të punonjësve pa sigurime shoqërore.

“Shqetësim për informalitetin në turnet e dyta dhe të treta. Bashkëpunim për evidentimin e çdo rasti te punonjësve pa sigurime shoqërore.  Mirëpresim denoncim për çdo rast abuziv me detyrën të Inspektorëve të Punës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)