TIRANE- Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se situata gripale në vend ka pasur prirje drejt rënies. Nga kampionet e marra në shqyrtim ditën e djeshme nga ky institucion, kanë rezultuar pozitive vetëm 4 mostra, dy prej të cilave me A/H1 dhe dy të tjera me A/H3.
Nga të dhënat e marra nga sistemet e survejencës, është dalë në përfundimin se në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të gripit, me prirje në rënie në ditët në vijim. Nga 662 mostrat e dyshuara për grip, vetëm në 110 është izoluar virusi i gripit.
Rastet e identifikuara me infeksion AH1 janë 60 dhe me AH3 50 në të gjithë vendin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com