ISHP ushtron kontroll në minierën e
Bulqizës, Ylli: Siguroni punëtorët

TIRANE- Në një vizitë në minierën e Bulqizës, kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli ka inspektuar nga afër kushtet e punës të minatorëve. Vizita është realizuar për t’u njohur më nga afër me kushtet e punës në minierë, funksionimin e kontratave të ligjshme mes punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe plotësimin e të gjithë masave ligjore për të krijuar vende pune të sigurta. Gjatë takimit që ka pasur me drejtues të kompanisë që administrojnë minierën dhe përfaqësues të sindikatave të minatorëve, Ylli, është informuar për masat e marra nga kompania për pajisjen e minatorëve me pajise mbrojtëse dhe veshjet përkatëse.

“Jemi të kënaqur me përmirësimin e kushteve të punës për minatorët e kësaj miniere, por natyrisht që ne si Inspektoriat i Punës kërkojmë një rritje të mëtejshme të standardeve për të pasur një proces pune më të mirëqenë, më dinjitoz dhe të shëndetshëm. Industria minerare aktualisht është ndër sektorët më të vështirë të ekonomisë, për vetë natyrën e punës, e cila ofron një risk të lartë për aksidentet dhe dëmtimin e shëndetit të punonjësve, do të jetë gjithnjë në kontroll të vazhdueshëm dhe monitorim nga inspektorët e punës” u shpreh kreu i ISHP Dritan Ylli.

Në vijim të vizitës së tij, Kreu i Inspektoratit Dritan Ylli, ka zhvilluar një takim me 50 përfaqësues të  biznesit në zonën e Dibrës dhe Matit. Takimi kishte për synim shkëmbimin e ideve për mbirritjen e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Ylli u shpreh se institucioni i tij ka nisur një luftë të vazhdueshme kundër aktiviteteve informale dhe punësimit ilegal. “ Do të ndërtojmë një komunikim intensiv me ju si punëdhënës por edhe me të gjithë punëmarrësit për të arritur të gjitha synimet dhe objektivat që ne kemi”, u është drejtuar Ylli përfaqësuesve të biznesit në Dibër dhe Mat.

Duke i ftuar të investojnë më shumë për krijimin e vendeve të reja të punës , drejtuesi i ISHP-së ka theksuar se ky investim do të sjellë vetëm përfitime nga ana e investitorëve. Përfaqësuesit e biznesit kanë premtuar të jenë bashkëpunues dhe mjaft korrekt në luftën kundër informalitetit për të arritur qëllimet e përbashkëta që ata kanë me ISHP-në.

Ylli ka kërkuar nga të gjitha subjektet që ofrojnë punë, të respektojnë në mënyrë rigoroze 3 kushte që lidhen me procesin e punës, pajisjen e minatorëve me veshjet përkatëse, masat mbrojtëse individuale dhe respektimin e kontratës ligjore të punës. Në këtë rreth, në 3 muajt e fundit janë evidentuar rreth 350 subjekte të palicensuara dhe 415 punonjës që punonin në të zezë.

Shkrimi u publikua sot (08.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu