RINDËRTIMI/ Ish-poligoni i Vaqarrit, lagje e re për të prekurit nga tërmeti, Rama-Veliaj prezantojnë projektin (VIDEO)

TIRANË - Ish-poligoni i vjetër i Vaqarrit do jetë një nga lagjet e reja të Tiranës, ku do të strehohen një pjesë e familjeve te zonave perreth, që iu janë prishur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot hapesiren ku do të ngrihet kjo lagje e re, e cila ka një sipërfaqe mbi 4 hektarë dhe që është në pronësi të shtetit.

Kryeministri Rama theksoi se po merren të gjitha masat që të gjitha shtëpitë e rrënuara dhe që nuk rindërtohen, të bëhen të reja. “Për të gjithë bëhet më mirë. Në këtë rast është tokë shtet që ne do ta vëmë në dispozicion të banorëve. Per fëmijët bëhet mirë sepse kanë afër shkollën, çerdhen, kopshtin. Për më të moshuarit është shumë mirë sepse kanë afër qendrën shëndetësore. Në këtë mënyrë, fitojmë një lloj cilësie dhe shtëpitë do jenë shumë më të mira se ato që ishin. Po duhet edhe pak punë nga ana juaj për t’jua shpjeguar, se ndryshe është një mundësi e madhe e humbur dhe një mbetje në vend numëro. Nga kjo duhet të dalim te gjithë më mirë, familje, komuniteti”, tha Rama. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se toka që është programuar për ndërtimin e kësaj lagje të re është në qendër të Vaqarrit dhe ofron akses në të gjitha institucionet shëndetësore dhe ato arsimore: shkolla, kopshte e çerdhe.

“Këtu është qendra, është në zemër të Vaqarrit, pra njësia administrative, shkolla, kopshti rrethohet e gjitha me shërbime. Kjo është rruga qendrore, që lidhet me Ndroqin dhe Pezën. Praktikisht, ne krijojmë një stil amerikan, ku ka një hapesirë të gjelbër në mes, një qendër komunitare për aktivitete të ndryshme, për ndonjë çerdhe, kopsht, mensë apo diçka e tillë, dhe të çiftuara dyshe-dyshe arrijmë të akomodojmë 35 familje nga 43 të prekura në gjithë Vaqarrin administrativ. Pra bëhet fjalë për një banesë monofamiljare, që akomodon familjen bazë, ka një verandë të vogël dhe një pjesë bahçe mbrapa”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe në disa fshatra të tjera të Tiranës, si në Baldushk, Mustafakoç, apo Pezë, ku gjithashtu banorët do strehohen në shtëpi të reja, duke patur edhe ekonominë e tyre afër. “Të njëjtën gjë kemi bërë në Baldushk, pra kemi gjetur edhe atje një vend tjetër, në Mustafakoç ku ishte edhe koncentrimi më i madh i shtëpive dhe kemi edhe tre hapësira në Pezë”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai shtoi se në të gjitha këto lagje do ketë dhe një qendër komunitare, kryesisht për kujdes ndaj të moshuarve.

Rama dhe Veliaj japin lajmin e mirë, ja kur do të jenë gati banesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti

Brenda vitit 2020 banesat e reja private do të jenë gati për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në zonat rurale të Tiranës. Gjatë takimit me kryepleqtë e fshatrave në zonën e Kasharit, Rama dhe Veliaj theksuan se gjer në mesin e vitit të ardhshëm do jetë bërë volumi më i madh i punës, ndërkohë që ky proces do të ketë përfunduar brenda 2020-s. 

Sa i takon zonës urbane, banorët u siguruan se në 2021 ata do të jenë në shtëpitë e tyre të reja dhe do të kenë letrat në dorë.

“Toka është bujqësore, mbetet në pronësi të tyre, të bëjnë ç’të duan, askush në këtë proces nuk do marrë më pak se ç'ka. Më mirë Po, por më pak Jo. Më mirë Po. Ajo që duhet të bëjmë është që nga fjalët të kalojmë te veprat. S'kemi kohë pa fund sepse duhet ta bëjmë shpejt këtë proces. Duam që individualisht me shtëpitë e fshatit, deri në mes të vitit tjetër të kemi bërë një volum goxha të rëndësishëm dhe deri në fund të vitit tjetër t’i kemi mbyll te gjitha. Ndërkohë që në qytet është pak më e komplikuar, sepse do bëhen dhe ndërtime për apartamente etj, etj, por dhe për atë dua që  në 2021 të jetë mbyll procesi , ose të kenë hyrë në shtëpi ose e sheh që shtëpia është duke u ndërtuar dhe ti e ke letrën në dorë”, tha Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/12/2019 21:17

    Ish poligonin beheni poligon bashkekohor të sterviten sportiste siç kishim dinastite e qitjes më cmime të shum të nderkombetare qe lame nam neper botë me fitore dhe jo stalle ndertimesh. Nuk late asgjë pa masakruar or qelbesira!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb