Ish-presidenti Bill Clinton në Kosovë, nderohet me ‘Urdhrin e Lirisë’

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremonitë festive që do zhvillohen me rastin e 20 vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa ka ecur në këmbë përgjatë Sheshit ‘Skenderbeu’ dhe është përshëndetur nga qytetarë të shumtë, në presidencën e Kosovës, nderuar nga garda e Republikës, miku i madh, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është pritur nga Presidenti Hashim Thaçi. 

Në fjalën e mirëseardhjes Presidenti Thaçi falenderoi mikun e shtrenjtë në emër të të gjitha institucioneve të Kosovës  “për vendimin e drejtë për ndërhyrje ushtarake për çlirimin nga represioni serb, vendim që ndikoi në nisjen e një jete të re në Kosovë”.

“Sot pas 20 vitesh, Kosova është e pavarur dhe unë jam shumë mirënjohjes që gjatë këtij udhëtimi kemi qenë bashkë. Mbështetja juaj ka qenë jetike për lirinë dhe pavarësinë, por edhe tashmë në udhëtimin tonë euroatlantik” u shpreh Presidenti Thaçi. “Duke u bazuar në kompetencat  e mija si president i Kosovës,  por edhe si mik i juaji sot në emër të institucioneve të Kosovës ju akordoi  ‘Urdhrin e Lirisë’ dhe nuk ka çmim që mund të shpërblej kontributin tuaj”

Ish Presidenti amerikan, i prekur nga konsideratat, u shpreh se: “Mes jush ndihem si në familjen time” si dhe falenderoi Presidentin dhe insitucionet e shtetit të kosovës për vlerësimin. Gjithashtu ish presidenti amerikan tha se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të rritur dhe për të jetuar në paqe me fqinjët. Kosova meriton të jetë në Unionin Evropian dhe në NATO si shtet  i pavarur”.

Bill Clinton, presidenti i 42-të i SHBA, ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë në kohën e çlirimit të Kosovës. Ai ka qenë një nga advokuesit më të fortë për përfundimin e konfliktit me Serbinë dhe aktori kryesorë në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO  dhe lindjen e shteti të ri të Kosovës./Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg