Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma dënohet me 15 muaj burg për shpërfillje të gjykatës

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma dënohet me 15 muaj burg për shpërfillje të gjykatës

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma është shpallur fajtor për mospërfillje dhe përçmim të gjykatës dhe e dënoi atë me 15 muaj burg, një veprim historik në luftën kundër korrupsionit në vend.

Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut urdhëroi që Zuma të paraqitej në një stacion policie në qytetin e tij të lindjes Nkandla ose Johannesburg brenda pesë ditësh.

Në një gjykim të ashpër, gjykata deklaroi

"Nuk mund të ketë dyshim se Zuma ka përbuzur dhe mospërfillur gjykatën."

Urdhri erdhi pars refuzimit të Zumës për t'u paraqitur në një komision anti-korrupsion, ku do t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me përfshirjen e tij në vepra korruptive gjatë kohës që ai ka shërbyer si president. Zuma ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Gjykatësi Khampepe tha që Zuma u përpoq të nëpërkëmbte legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese duke kryer një "fushatë denigrimi të motivuar politikisht" kundër saj, komisionit dhe gjyqësorit.

"Asnjë person nuk është mbi ligjin ... cilidoqoftë pozicioni i tij, niveli apo gjendja e tij," tha ajo.

Zuma shërbeu si President i Afrikës së Jugut nga 2009 në 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 29/06/2021 14:46

    Sa mir do te qe te ndodhte edhe ne shqipri. Nejse harrova.jemi ne shqiperi nuk ndodh kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur