Afrikë e Jugut 0-0 Kanada

Zhvillimet më të rëndësishme

45+3'- Ka përfunduar pa gola pjesa e parë. Pretendime për penallti nga ana e Kanadasë në shtesë, por për gjytarin nuk ka asgjë edhe pas konstultimit me VAR. 

1’- Ka nisur në ‘SoFi Stadium’ të Los Angelos ndeshja e parë e fazës së 1/16-ve të Botërorit mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë.

Si vijnë skuadrat

Sonte në orën 21:00 në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Afrika e Jugut dhe Kanadaja do të përballen mes tyre në ndeshjen e parë të 1/16-ve të Botërorit, që shënon edhe nisjen e fazës më interesante të kompeticionit. Për të dy këto kombëtare është sfidë historike, pasi për herë të parë gjenden në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.

Afrika e Jugut dhe Kanadaja kurrë më parë nuk e kishin kaluar fazën e grupit, ndërsa detaj interesant është edhe fakti që Kanadaja bëhet vendi i parë organizator i një Botërori që ndeshjen e saj e luan jashtë kufinjve.

Referuar koeficientëve dhe parashikimeve Kanadaja konsiderohet favorite për të kaluar turin, që do të ishte një tjetër arritje historike. Në prag të ndeshjes trajneri Jesse Marsch i është gëzuar shumë faktit të rikthimit të Alponso Davies. Mbrojtësi i Bayern Munich do të jetë i gatshëm për këtë duel fiks një vit pas këputjes së ligamentit në të njëjtin stadium ku u lëndua me kombëtaren. Sipas March rikthimi i Davies është një motivim i madh për të kaluar turin.

Nga ana tjetër trajneri i Afrikës së Jugut Hugo Broos e quajti arritje të jashtëzakonshme pjesmarrjen në këtë fazë dhe shtoi se kam besim se do të jemi në 1/8-t. Ai e konsideroi shumë pozitiv faktin që ka një harmoni të përkryer me lojtarët, të cilët, sipas tij, do t’i japin një tjetër gëzim.

Fituesi i këtij dueli në 1/8 do të përballet me fituesin e çiftit Holandë-Marok.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.