Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka folur për 'Telegraph' rreth përvojës që pati pasi u fut në një koma të induktuar pas një operacioni në zemër, që e la atë me dhimbje gjoksi.
"Kisha haluçinacione në momentin kur nuk isha i ndërgjegjshëm. Pashë engjëj që erdhën për të më marrë me vete, por unë ju thashë që nuk isha gati dhe që nuk doja të ikja. Ata më thanë që duhej të vdisja pasi po më prisnin në parajsë, por unë refuzova. Kishte dhe zonja të veshura me të bardha që kujdeseshin për mua", ka thënë ai.
Blatter shërbeu si president i organit qeverisës global të futbollit nga viti 1998-2015, kur ai u përjashtua nga detyra nga komiteti i etikës i FIFA-s, pasi u hap procedimi penal kundër tij nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm zviceran.
Ai u detyrua të tërhiqej në vitin 2015 dhe u pezullua nga FIFA për tetë vjet (më vonë u reduktua në gjashtë) për shkelje të etikës për autorizimin e një pagese prej 2.5 milionë eurosh për presidentin e atëhershëm të UEFA-s, Michel Platini, që dyshohet se mbrojti interesat e veta dhe jo të FIFA-s.
Si Blatter (tani 88 vjeç) dhe Platini do të shpalleshin të pafajshëm për mashtrim ose korrupsion në korrik 2022, megjithëse saga vazhdon në vitin e nëntë të gjykimit pasi u apeluan lirimet nga burgu.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.8%
-
Pak
81.9%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Zelanda e Re skuadra e pestë e kualifikuar në fazën finale
25 Mars, 12:38
-
Të dyshuar për korrupsion në FIFA dhe UEFA, Sepp Blatter dhe Michel Platini lirohen nga akuzat
25 Mars, 11:03
-
Kompletohen grupet kualifikuese të Botërorit 2026
24 Mars, 19:59
-
Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026
20 Mars, 14:57
-
VIDEO/ Infantino argëton Donald Trumpin, i tregon si hapet me çelës trofeu i Kupës së Botës për Klube
8 Mars, 21:51
-
Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Botërori 2030 luhet me 64 skuadra
7 Mars, 13:50
-
'Çmendet' FIFA, akordon 1 miliardë dollarë në Kupën e Botës për Klube! Rikthen yjet e skuadrave
6 Mars, 10:50
-
Miratohet rregulli i ri për portierët, s'ka më mbajtje topi pa limit në zonë
2 Mars, 15:36
-
Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët dhe trajnerët
27 Shkurt, 15:40
-
E rëndë në Kamerun, presidenti i klubit rrëmben dhe torturon për tre ditë portierin e skuadrës
25 Shkurt, 15:15
-
Uruguai/ Grusht 'të thatë' fytyrës, ndeshja e futbollit kthehet në arenë boksi (VIDEO)
25 Shkurt, 12:41
-
Humbja në tre finale radhazi me Argjentinën, Di Maria: Ende vijoj të marr mjekime
18 Shkurt, 15:02