VLORË- Inspektoriati shtetëror shëndetësor dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bashkë me policinë kanë bërë kontrolle në ambientet e bareve dhe restoranteve në shëtitore.

Kontrollet janë bërë për zbatimin e distancës në lokale dhe zbatimin e masave anti-covid.

Sipas kreut të ISHSH-së do të ketë gjoba nga 100 deri në 1 milionë lekë për rastet e shkeljes së urdhrit. Ndërsa masa administrative do këtë edhe nga policia për grumbullim të paligjshëm.

Kontrollet për respektimin e masave po ndodhin në të gjithë vendin për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi kohët e fundit numri i të prekurve në vend është rritur.