Dy humbje jete në 24 orë nga COVID, 74 raste të reja, 81 pacientë të shtruar! Infektohet polici i rrugores dhe një mësues! Mbyllet reparti i gjinekologjisë në Elbasan (VIDEO)

Çdo ditë në Shqipëri po regjistrohen humbje jete si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID 2 persona, një 45-vjeçare nga Berati. 45-vjeçarja ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, tension,vuante nga astma dhe sëmundje kardiake. Ajo është paraqitur ne spitalin rajonal te Beratit për të marre mjekim nga sëmundjet që kishte ku gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe është dërguar në spitalin e Tiranës.Viktima e dytë ishte një 82 vjeçar nga Kruja, i cili prej ditësh ishte i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. 

Ndërkohë nga 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, janë konfirmuar 74 raste pozitive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. "Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Vatrat më të nxehta vazhdojnë të jenë Tirana dhe Durrësi. "37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe", sqaron ministria.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale", thuhet në njoftim.

Apeli për qytetarët
"I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, pasi virusi është mes nesh, por të respektojnë masat e vendosura: Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.  Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19".

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale         29669

Raste pozitive          3038

Raste të shëruara     1744

Raste Aktive         1213

Humbje jete         81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                477

Durrës                221

Shkodër            167

Vlorë                   115

Lezhë                     63

Fier                         49

Korçë                    30

Elbasan               25

Kukës                  24

Berat                   16

Gjirokastër     15

Dibër                  11

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
 2 raste me COVID-19 në Mirditë, një mësues dhe një i ri

Dy rastet pozitive me COVID-19 konfirmuar ditën e sotme në Mirditë janë një mësues i gjimnazit të Rrëshenit dhe një i ri.

Ora 11:19
Infektohet me COVID-19 polici i rrugores në Elbasan

Rasti i prekur në Elbasan është një punonjës i Policisë Rrugore, i cili është vetëkarantinuar në banesën e tij. Është ende e paqartë se ku mund ta ketë marrë virusin.

Ora 10:38
4 infermiere me COID-19, mbyllet reparti i gjinekologjisë në materniteti i Elbasanit (VIDEO)

Katër infermiere janë infektuar në maternitetin e Elbasanit duke bërë që reparti i Gjinekologjisë të mbyllet.

Dyshohet se rasti i infermiereve të infektuara mund të ketë ardhur nga një pacient provizor që kanë ardhur për të vizituar të afërmit e tyre.

Pas mbylljes ky shërbim, pacientët dhe personeli i saj janë transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)