'Ishte burrë që në vegjëli', agjenti i Kumbullës: Mourinho e ndihmon, mund  të ishte te Napoli

'Ishte burrë që në vegjëli', agjenti i Kumbullës: Mourinho e ndihmon, mund  të ishte te Napoli

Marash Kumbulla dhe Mourinho

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares nuk po kalon një sezon të shkëlqyer te Roma në Serie A, teksa nuk ka marrë shumë minuta. Mbrojtësi 23-vjeçar ka gjetur akordin për të rinovuar deri në 2027, me drejtuesit që besojnë në aftësitë e shqiptarit.

Në lidhje me ecurinë dhe karrierën e Kumbullës, për "Tuttomercato" foli edhe agjenti i tij, Gianni Vitali. Ai u shpeh se e ka pikasur mbrojtësin që të vogël dhe se që atëherë ka qenë një i rritur me veprimet dhe përgjegjësinë që merrte.

"Si e njohët Kumbullën si futbollist? E prisja që ai të arrinte këtu ku është, e pashë të luante pa mbushur 17 vjeç në Verona dhe po ashtu në vitin e ardhshëm. Ai më bindi menjëherë dhe duke e njohur atë dhe familjen e tij, u binda edhe më shumë. Pashë një lojtar që do të kishe kënaqësinë për ta menaxhuar. Ai ka qenë burrë që kur ka qenë fëmijë, më duhet të them, ka pasur gjithmonë seriozitet dhe përqendrim, gjëra themelore për të qenë i suksesshëm në jetë", tha fillimisht agjenti i Marashit.

Vitali bën me dije se Kumbulla sot mund të ishte pjesë e Napolit, pasi kryesuesit e këtij sezoni në Serie A u interesuan në janarin e 2021.

"Napoli u interesua për të në janar 2021, por jo në verë. Giuntoli është një nga menaxherët më të mirë përreth, por më pas Marashi donte ta mbyllte sezonin në Verona dhe nuk ndodhi asgjë. Ishte një verë në të cilën të gjitha klubet e mëdha në Itali ishin të interesuara, por Roma ishte më e vendosur", vijoi agjenti i Kumbullës.

I pyetur për minutazhin e paktë këtë sezon, Vitali tha se Mourinho po e ndihmon.

"Lumturia apo kënaqësia matet shpesh në bazë të numrit të ndeshjeve që luan. Është normale që një futbollist të dëshirojë sa më shumë që të jetë e mundur, por ai është i vetëdijshëm që duke jetuar kështu, kjo përvojë mund t’i japë shumë. Ai ka një trajner si Mourinho që e ndihmon dhe ai është në një vend të vështirë si Roma dhe vështirësitë përballohen në dy mënyra: ose ik, ashtu si shtypi spekuloi në verë, ose ndryshe rri dhe futu në lojë", tha agjenti i Kumbullës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë