Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e Tauland Djaloshi, 28 vjeç, banues në Mjedë, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i Tauland Djaloshi u krye pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse autoritet Gjyqësore italiane me vendim datë 28.09.2015, e kanë dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndeve narkotike”.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)