TIRANË- I dënuari me 31 vite burg për vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe prodhim e mbajtje armësh luftarake Kelmend (Aleksander) Ibrahimi është arrestuar sot në qytetin e Korçës në tentativë për tu larguar në Greqi

Më datë 15.09.2013 Kelmendi ishte shpallur në kërkim, sepse në rrugën "Gjergj Legisi" ka tentuar te vrasë me armë zjarri personin me inicialet Q. S si dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit të tij.

Operacioni për kapjen e Kelmendit kishte disa dite qe kishte nisur, u finalizua sot në periferi të qytetit të Korçës, gjate tentativës për tu larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Prokuroria Rrethit Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykates Tiranë, e cila ka dënuar me 31 vite burgim, për veprën penale të "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Shkatërrim i pronës me mjete të tjera" parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 e 154/1 te K.Penal.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)