Ishte djali i një deputeti, përjashtohet nga shkolla private fëmija në Gjermani

Ishte djali i një deputeti, përjashtohet nga shkolla private fëmija në Gjermani

Foto e fëmijëve në shkollë

Një fëmijë është përjashtuar nga një shkollë private në Gjermani sepse ishte djali i një deputeti të Partisë së Djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AFD) në vend. Gazetat gjermane nuk e kanë komunikuar emrin e fëmijës për të mbrojtur privatësinë, por mësohet se shkolla private ”Ëaldorf”, ka refuzuar pranimin e fëmijës me arsyen se ky ishte djali i një politikani, çka ka ngjallur polemika, përfshirë edhe administratën e qytetit.

Shkolla private “Waldorf”, bazohet në linjën pedagogjike të projektuar nga pedagogu dhe filozofi Rudolf Steiner në fillim të shekullit XX .

Në këtë shkollë  përpiqet të promovohet të mësuarit e lirë të nxënësve, që është me rëndësi të madhe për natyrën shpirtërore të njeriut, lëndët artistike që ata mësojnë, thënë ndryshe studimi i natyrës shpirtërore të njeriut në mënyrë shkencore.

"Berliner Zeitung" gazeta e parë e cila u mor dhe trajtoi  këtë çështje deklaroi se përjashtimi i fëmijës ishte vendosur më datë 1 dhjetor .

Një përfaqësues i shkollës Gjermane tha se përjashtimi i fëmijës ishte vendosur për shkak se asnjë marrëveshje nuk u arrit mes mësuesve.

Vendimi i shkollës u kritikua gjithashtu nga shoqata e shkollës Steiner, dhe disa politikanëve të partisë me pozita shumë të ndryshme nga AfD, raporton Vaaju.com.

Senatorja vendase Sandra Scheeres e ka konsideruar vendimin e shkollës shumë të gabuar duke kritikuar se vërtet shkolla, ka të drejtë të bëj zgjedhje, por nuk duhet të vendosë për pranimin e fëmijes bazuar në idetë dhe orientimin politik të prindërve, pasi kjo në  këtë rast përbën diskriminim. Fëmija është regjistruar tashmë në një shkollë tjetër "Steiner", e cila përgjithësisht lejon një qasje të favorshme, dhe jo diskriminuese për periudhën studimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Nju Jorku, një burrë djeg për vdekje një grua në metro

Tronditet Nju Jorku, një burrë djeg për vdekje një grua në metro