Ishte duke punuar me autokombanjën në Dimal, goditet nga korrenti 22-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

Ishte duke punuar me autokombanjën në Dimal, goditet nga korrenti 22-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

Foto ilustruese

Një 22-vjeçar nga fshati Konisbaltë në Dimal është goditur nga një rrymë e fortë elektike dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u transportua nga bashkëfshatarët e tij.

Mësohet se 22-vjeçari Bojken Danushi ishte duke punuar me Autokombajnë në fshatin Pashalli, ku po punonte tokat privatisht për shirjen e grurit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, autokombajna ka kapur në telat e tensionit të lartë dhe rryma elektrike ka goditur 22-vjeçarin që ishte në drejtimin e mjetit.

Danushi është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe pse ndodhet në kujdesin e mjekëve, gjendja e tij është e rëndë.

Në vendngjarja kanë shkuar edhe forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, që sipas policisë, është ngjarje aksidentale.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim