‘Ishte duke u mbytur’, kamarieri shqiptar ‘hero’ i shpëton jetën 73-vjeçares në Maltë

‘Ishte duke u mbytur’, kamarieri shqiptar ‘hero’ i shpëton jetën 73-vjeçares në Maltë

Endri Demaj dhe 73-vjeçarja që i shpëtoi jetën

Një kamarier shqiptar është bërë tepër i njohur në qytetin Pietà, në Maltë, ai po cilësohet si një hero, pasi falë ndërhyrjes së tij i ka shpëtuar jetën një gruaje të moshuare 73-vjeçare.

73-vjeçarja,Patricia Neto, po mbytej ndërkohë që ishte duke ngrënë me miqtë e saj në një restorantin “Ghar Lapsi”, ajo mund të mos ishte më në jetë nëse nuk do të ishte ndihmuar në kohë nga kamerieri shqiptar Endri Demaj

Neto tha se miqtë e saj kërkuan ndihmë dhe Endri menjëherë regoi me një sërë manovrash, të cilat i kanë shpëtuar edhe jetën.

Neto e konsideroi ndihmën një gjest heroik, ndërkohë dhe vajza e 73-vjeçares, Carole Khoslam, e ka falënderuar publikisht kamerierin shqiptar që i shpëtoi jetën nënës së saj.

“Ju i shpëtuat jetën nënës sime atë ditë dhe unë jam vërtet mirënjohëse. Kujdesi dhe vëmendja e treguar ndaj saj më pas ishte gjithashtu e mahnitshme. Bravo Endri!”, shkruan  në facebook, vajza e Patricias, Carole Khosla.

Endri u lavdërua në rrjetet sociale, me njerëz që e quanin hero dhe të tjerë e shfrytëzonin rastin për të theksuar rëndësinë e trajnimit për ndihmën e parë. 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë