VLORE-  Lorenc Bitaj 35-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Ancona me 5 vite e 6 muaj burg për veprat penale "Tentativë vrasjeje" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Arrestimi i tij u bë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

"Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana  ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale "Tentativë vrasjeje" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", sipas Kodit Penal italian.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian", njofton policia.