Një grua e braktisur në një ferrë si një fëmijë më në fund zbuloi identitetin e babait të saj, pasi testet e ADN-së u kryen në një pullë postare të gjendur në një letër të dërguar më parë nga babai i saj.
Në verën e vitit 1937, një vajzë nëntë muajshe u fsheh me duart e lidhura në një shkurre ferre në Anglinë jugore. Ajo pati shansin të gjendej nga një familje e pushuesish. Tani 80 vjeç, Andrea Ring ka kaluar shumicën e jetës së saj duke u pyetur përse u la të vdiste dhe kush ishin prindërit e saj. Falë një hapi përpara në gjenetike ajo më në fund ka disa përgjigje.
Familja që e gjeti kishte dalë shëtitje, kur ju tërheq vëmendjen një zhurmë në shkurre.
Familja filloi të kërkonte përmes shkurreve. Minuta më vonë gjetën një fëmijë bjonde të fshehur thellë në ferra. Ajo kishte veshur një fustan të kuq dhe dukej rreth një vjeç. Ajo kishte gërvishtjet dhe pickimet e insekteve.
Duart e saj ishin të lidhura fort para saj. Më pas ajo ishte dërguar në spital, por pavarësisht nga një kërkim mbarëkombëtar për prindërit e saj, ata nuk u gjetën dhe pas gjashtë muajsh ajo u adoptua nga një familje në Surrey.

Në 1961 Andrea mësoi të vërtetën e madhe. Andrea mësoi se ajo ishte zbuluar nga Arthur Dodd në një kodër afër Ëorthing më 26 gusht 1937. Scotland Yard kishte nisur një hetim të tentuar për vrasje dhe bëri një apel mbarëkombëtar për informacion, por kurrë nuk zbuloi se si ajo erdhi atje osë cilët ishin prindërit e saj. Thuajse të gjitha vitet e fundit i shpenzoi duke kërkuar për prindërit e saj biologjik.
Dhe para gjashtë vjetësh ajo gjeti babanë e saj tek një nga gjashtë vëllezërit e familjes Coyne në Irlandë. Andrea ishte në kontakt me një kushëri të parë të quajtur Dot.
"Po i thoja Dot-it për problemin kur tha: 'Epo unë kam ende letra që Patrick më dërgoi,'" thotë Andrea.
Letrat, ende në zarfet e tyre të vulosura origjinale, ishin dërguar nga Anglia në SHBA rreth 30 vjet më parë.
I’u afrua David Nicholson-it të ADN-së . Ai tha se kompania e tij mund të përdorë një test të zhvilluar kohët e fundit për të kapur ADN-në e Patrick-it nga pështyma kur ai i lëpinte vulat dhe zarfat.
Vitin e kaluar ata morën një mostër të pështymës së Andreas dhe e krahasuan atë me seksionet e vogla të prera nga letrat.
Testi, i cili thotë se "ka një shkallë saktësie të pranueshme në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar", provoi se Patrick Coyne ishte babai biologjik i Andreas.
"Isha aq e lumtur sepse isha duke kërkuar babanë tim për 29 vjet me rradhë," thotë Andrea.
"Nuk e dimë nëse Patrick ndonjëherë e ka ditur për mua. Ai kurrë nuk u martua dhe një herë i tha Dot se ai e pëlqente pavarësinë e tij dhe nuk donte të lidhej".
U thashë familjarëve:" Nëna ime ishte Helena McDonnell, por familja ime ishte Margaret dhe Douglas Shannan ".
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com