'Ishte e lehtë të kaloja nga Tirana te Partizani', Ëngjëll Hoti: Më kanë pritur shumë mirë, duam titullin kampion

Me Tiranën u shpall kampion i Shqipërisë, por këtë verë zgjodhi të kalonte te rivalët më të urryer të bardhebluve, te Partizani, për shkak se kërkon më shumë minuta në fushën e lojës. Një transferim që tifozëve të Tiranës nuk u ka pëlqyer, por Hoti thotë se ishte e lehtë të zgjidhje Partizanin.

“Zgjedhja që të vi te Partizani nuk ka qenë e vështirë sepse është një klub shumë i madh në Shqipëri. Dihet çfarë klubi me tradite është. Tifozët më kanë shkruar shumë mesazhe dhe mezi pres ti takoj në stadium,”-u shpreh Ëngjëll Hoti, futbollist i Partizanit.

Hoti tregon se klubi e ka pritur më së miri futbollistin, ndërsa pretendon se ka gjetur një skuadër me mjaft kualitet.

“Çunat më kanë mirëpritur shumë mirë. Kemi staf teknik të mirë, djem të rinj me cilësi të mëdha dhe me eksperiencë. Jemi stërvit shumë mirë dhe e shoh grupin shumë cilësor për të luftuar për titullin kampion këtë sezon,”-deklaroi Ëngjëll Hoti, futbollist i Partizanit.

Ndonëse në miqësore Hoti e nisi mjaft mirë me Partizani duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë si pjesë e të kuqve. 25-vjeçari ishte autori i një goli në fitoren 1-2 kundër Mura-s.

“Së pari falenderoj djemtë, profesorin dhe drejtorin sportive Elton Marini për besimin që ma kanë dhënë për të ardhur këtu. E kam ndjerë veten mirë dhe kur ndodh kjo jepet maksimumi në fushë. Goli i parë ka qenë një gjë shumë e mirë për fanellën e Partizanit. Do jap çdo ndeshje maksimumin për gola dhe asiste të tjerë që më pas të fitojmë kampionatin,”-tha Ëngjëll Hoti, futbollist i Partizanit.

Hoti i është bashkuar skuadrës që në ditën e parë të stërvitjes në Slloveni ku Partizani po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Conference League kundër Saburtalo-s.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane