Momente paniku për këngëtarin e njohur Elton John, pasi avioni i tij privat me të cilin udhëtonte drejt Nju-Jorkut pësoi një defekt në sistemin hidraulik dhe për këtë arsye, bëri ulje të detyruar.
Këngëtari 74-vjeçar po udhëtonte nga aeroporti i Farnborough në Hampshire për një koncert në Nju-Jork, kur piloti njoftoi ndërsa ndodheshin mbi Irlandë, se duhet të ktheheshin menjëherë për shkak të një defekti.
Pavarësisht problemeve, avioni dështoi të ulej dy herët e para për shkak të erërave të forta që arrinin deri në 120 km në orë.
“Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mund të ulej. Ishte e tmerrshme ta shihje”, tha një dëshmitar.
Këngëtari 74-vjeçar, u trondit nga kjo situatë, por disa orë më vonë kapi një tjetër fluturim për në SHBA në kohë për një koncert.
Drama e tij filloi menjëherë pasi avioni në vlerë 66 milionë funte (79.2 milionë euro) u largua nga aeroporti për në New York.
Rreth një orë pas udhëtimit, avioni pësoi një dështim hidraulik dhe pilotit iu desh të bënte një kthesë në drejtim të kundërt ndërsa i afrohej bregut të Irlandës jugore.
Ai u kthye në Farnborough dhe mori radio kontrollin e trafikut ajror për të shpallur një ulje emergjente.
Hidrauliku Philip Thomson ishte duke punuar në aeroport dhe i tha gazetës The Sun:
“Moti i tmerrshëm dhe erërat e forta e bënë pothuajse të pamundur uljen. Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mundi të arrinte. Aeroplani po zbriste dhe ishte në gjysmë të rrugës përgjatë pistës kur hoqi dorë nga përpjekjet për të goditur asfaltin. U ngrit përsëri në ajër”