Ishte në kërkim pasi kishte kthyer vilën në ‘shtëpi bari’ në Shijak, arrestohet 43-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe arsenal armësh

DURRËS- Selman Krasniqi i shpallur në kërkim, pasi bashkë me vëllain e tij kishte përshtatur vilën në Shijak të Durrësit për kultivim kanabisi, është arrestuar nga policia. 43-vjeçari, sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm penal kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

Selman Krasniqi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijakut dhe policia e Durrësit, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, Fredi Krasniqi, i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

Dy vëllezërit, Fredi dhe Selman Krasniqi, kishin përshtatur vilën e tyre në Shijak të Durrësit për kultivimin e lëndëve narkotike. Vetëm katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën. Në banesë u gjet edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës.

Si ishte përshtatur vila për kultivim kanabisi
Burime nga policia bëjnë me dije se ‘shtëpia e barit’ kishte kohë që ishte ndërtuar dhe ishte me teknologji moderne. Çdo bimë kishte dritën e vet dhe termostat për gradim temperature. Po ashtu dritaret ishin të mbyllura me gips që të ruhej temperatura e duhur. Energjinë elektrike e kishin marrë direkt në një kabinë 150 m larg banesës dhe kablli ishte i gjithi nëntokë. Ishte lidhje e paligjshme. Ndërkohë që funksiononte edhe lidhja legale.

Në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës. 

Çfarë u sekuestrua në 'shtëpinë e barit'
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër