Ishte larguar prej ditësh nga shtëpia, gjendet e mbytur në liqen 80-vjeçarja në Shkodër

Ishte larguar prej ditësh nga shtëpia, gjendet e mbytur në liqen 80-vjeçarja në Shkodër

Foto ilustruese

SHKODËR - Një 80-vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia në Shkodër u gjet këtë të enjte e mbytur në bregun e liqenit.

Policia njofton se 80-vjeçarja e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor ishte larguar nga banesa e saj në fshatin Dobraç që prej datës 29 dhjetor.

“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të   Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020” – njofton policia.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)