KUKËS-Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Morinës, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari është Shaban Sinani, 38 vjeç, banues në fshatin Resinoc, Kosovë.
Gjykata e Zvicrës e ka dënuar 38-vjeçarin, me 4 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Pastrimi i provave”.
Gjithashtu, Prokuroria e Vjenës, Austri, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Vjedhja e rëndë”.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com