Ishte në "arrest shtëpie" dhunoi
babain, arrestohet Vladimir Gjuta

Ishte në babain, arrestohet Vladimir Gjuta">
Vladimir Gjuta i njohur nga drejtësia shqiptare  fillimisht për për vënien e tritolit në familjen e ministrit të Brendshëm Sajmit Tahiri e cila më vonë u rrëzua si akuzë, është arrestuar mesditën e kësaj të hëne nga policia e kryeqytetit për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë Gjuta ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij duke thyer kështu edhe masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës. 36 vjeçari i ka shkuar babait të tij F.Gjuta në shtëpi dhe e ka rrahur. Pas këtij veprimi uniformat blu kanë plotësuar kërkesë padinë "Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes" për babain e 36 vjeçarit.

Gjuta rezulton me masën e sigurisë "Arrest Shtëpie" me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukë të datës 22.04.2016

Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.

Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar

Policia mori shkas nga ky incident për të kontrolluar biznesin e 34-vjeçarit për zhvillim  aktiviteti të paligjshëm. Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të cilën Gjuta e vuante edhe aktualisht

Njoftimi i Policisë
"Më datë 2006.2016, u arrestua shtetasi Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij, shtetasit F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit. Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal "Arrest në shtepi".

Ndaj shtetasit F. Gjuta është plotësuar kërkesë padia "Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes", në bazë të ligjit nr 9669, datë 18.12.2006. Parashikuar nga Nenet 130/a, dhe 323/1 të Kodit Penal."

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit