Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)

Një 33-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet se ka vjedhur në Milano, në kuadër të një organizate kriminale.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 33’ në kuadër të të cilit u lokalizua në Laç dhe arrestua me qëllim ekstradimin, Klaus Nikolli, 33 vjeç, i lindur në Laç.

‘Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale’, njoftoi sot policia.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter 

‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter