Arrestohet në Francë një 50-vjeçar shqiptar nga Mirdita i dënuar nga gjykata e Apelit në Shkodër me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi. I arrestuari është Tom Kaçi 50 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.
Tom Kaçi, sipas policisë në bashkëpunim me një tjetër person në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte kanabis dhe më pas e transportimin në drejtim të zonave urbane të Mirditës.
Pas procedimit që nisi në 2013, përfshirja e tij vijon më tej policia, u dokumentua me prova duke e dënuar në mungesë. Ai ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.
Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet franceze, mirditori është arrestuar, ndërsa tani pritet ekstradimi në Shqipëri për të vuajtur dënimin.