Pas largimit të tij nga drejtimi i qendrës Kennedy, duket se Richard Grenell nuk do lihet ‘pushim’ për shumë kohë nga Donald Trump.

Në një konferencë për shtyp në Qendrën Kennedy, pas një dreke me anëtarët e bordit ai tha se po sheh se cfarë detyre do t’i japë Richard Grennell.

Ai tregoi se si Angela Merkel u gëzua kur e emëroi ambasador në Gjermani, por shtoi se ajo u gëzua edhe kur u largua nga posti, pasi sipas tij Grenell kur mbante rolin e ambasadorit amerikan në Gjermani, bënte më të mirën për SHBA-në dhe jo për Gjermaninë.

“Falënderoj Rick Grenellin, bëre një punë të shkëlqyer dhe e vlerësoj shumë. Po shoh për detyrën tënde të ardhshme sepse kishte një histori që ai u shkarkua. Nuk u shkarkua. Ai ishte këtu për një kohë të shkurtër, për një vit. Dua ta falënderoj sepse është miku im prej shumë kohësh ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ai ishte ambasador në Gjermani, nuk kishte grua më të lumtur në botë se Angela Merkel. Më telefonoi dhe më tha: ‘faleminderit zotëri!’. Edhe pse e pëlqente shumë Grenellin, nuk kishte njeri më të lumtur se ajo ku ai u largua nga detyra e tij si ambasador. Ai ishte i vështirë për ata. Ai nuk ishte ambasadori juaj tipik, ishte e kundërta. Ai bënte më të mirën për SHBA-në, jo për Gjermaninë. Dhe dua të them se bëri një punë të shkëlqyer, punë aq të shkëlqyer sa unë e vendosa në krye të inteligjencës amerikane. Ai nuk e kishte me dëshirë, por e bëri dhe e bëri shumë mirë”, tha presidenti amerikan.