Shqiptarët në Spanjë, plantacion me 3500 bimë kanabisi në mes të pyllit, në pranga dy persona! Jetonin në tenda, 'roje' të drogës
Operacion kunder kultivimit të kanabisit në Spanjë
Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi kultivonin 2 plantacione të mëdha kanabisi në Galicia, vend në veri të Spanjës. Ata jetonin në tenda, ngjitur me plantacionet për të cilat kujdeseshin.
Policët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shtetasve shqiptarë, dhe për praninë e tyre të pajustifikuar në Montes de Pedre. Grupi hetimor pas inspektimit të zonës zbuloi një sipërfaqe toke që i kalon 2500 metra katrorë, me 3437 bimë kanabis të kultivuara.
Të arrestuarit janë dy burra me kombësi shqiptare dhe pa adresë banimi. Ata jetonin në dy çadrat (tenda) që ishin ngjitur me plantacionin. Ata kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar gjatë një sezoni të gjatë. Përveç materialeve të tjera, ata kishin një kuzhinë me disa sobë, shumë ushqime e pije.
Gjithashtu, në një vendngjarje u gjet dokumentacioni personal i një shtetasi tjetër shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet. Në këtë kamp, Garda Civile verifikoi edhe praninë e materialeve të ndryshme ndërtimore për të punuar tokën si lopata, kazma dhe mjete të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshtarie. Përveç kësaj, kishte një gomone me ujë dhe zorra uji për të ujitur plantacionin.
Të arrestuarit, të akuzuar për Trafik Droge, u transferuan në Gjykatën Hetimore numër 3 të Pontevedra, e cila dekretoi dërgimin e tyre në burg.
D.GJ/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
21%
-
Jo
70%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 500
Lajme të tjera
-
Tenis/ Dëmtohet Sinner, numri dy i botës tërhiqet nga 'Madrid Open''
2 Maj, 13:02
-
Rafael Nadal eliminohet nga 'Madrid Open', spanjolli nderohet në ndeshjen e fundit! S'i mban dot lotët
1 Maj, 15:52
-
Luis Rubiales në kundërsulm: Marrëveshja për Superkupën e shpëtoi futbollin spanjoll pas pandemisë
30 Prill, 16:01
-
Gruaja nën hetim për korrupsion, Pedro Sanchez refuzon dorëheqjen: Do vijoj të jem kryeministri i Spanjës
29 Prill, 11:32
-
Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra mbështetës në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë
27 Prill, 17:34
-
Përgjimet 'fundosën' grupin e serave të kanabisit në Berat: 2 rrugë, 300 arka, i mbusha unë! Kodet mes trafikantëve: Nga 'OTR' deri te 'TBA'
27 Prill, 16:39
-
Lufta/ Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore! Në Moskë arrestohet gazetari i 'Forbes Rusia'! Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën
26 Prill, 09:44
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)
25 Prill, 15:46
-
Qeveria spanjolle do të mbikëqyrë Federatën e futbollit deri në zgjedhjet e reja
25 Prill, 15:27
-
Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve
25 Prill, 14:32
-
'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas
25 Prill, 13:57