Raketa “Starship” e kompanisë ‘SpaceX’ të Elon Musk, e nisur nga Teksasi në SHBA arriti në destinacionin e saj final, në Oqeanin Indian, pavarësisht problemeve të raportuara me motorët gjatë fluturimit.

Sipas pamjeve të publikuara, mjeti hapësinor nisi të përfshihej nga flakët ndërsa ishte ende në lëvizje, pak para kontaktit me sipërfaqen e ujit. Gjatë uljes në oqean, Starship u përfshi plotësisht nga flakët.

Ndërkohë më herët, në Teksas ishte mbledhur një numër i madh njerëzish për të ndjekur nga afër nisjen e raketës së ‘SpaceX’.

Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje në momentin e ngritjes së Starship. Kujtojmë se kompania hapësinore e Elon Musk po përpiqet të ndërtojë një raketë gjigande, për një mision në planetin Mars.

R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Maj, 22:10

    Si ju duket rizgjedhja e Berishës në krye të PD pa garë?