Ish-kreu i kompanisë shtetërore të naftës në Meksikë, (Petróleos Mexicanos) Emilio Ricardo Lozoya Austin është arrestuar këtë të mërkurë në Spanjë pas një urdhëri ndërkombëtar të lëshuar nga Meksika. Prokurori i Përgjithshëm meksikan, Alejandro Gertz Manero ka sqaruar se arrestimi i Lozoya është bërë në qytetin portual spanjoll të Malagas.
Lozoya ishte drejtor i Pemex misdis viteve 2012 dhe 2016 gjatë administrimit të ish-Presidentit Meksikan Enrique Peña Nieto.Meksika lëshoi urdhër-arreste ndërkombëtarë kundër Lozoya vitin e kaluar si rezultat i hetimeve ndaj tij për korrupsion, përfshirë dhe lidhjet e tij të pretenduara me Odebrecht, kompani ndërtimi braziliane e cila siguroi kontrata në të gjithë Amerikën Latine përmes një rrjeti të ryshfeteve.
Referuar kësaj çështje, Lozoya ka mohuar akuzat.