Një 43-vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë pasi ishte në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Ndaj tij, gjykata e Dibrës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” pasi bashkë me dy të mitur kanë vjedhur një motor në ambientet e komisariatit të Bulqizës.
"Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për "Vjedhje", kryer në bashkëpunim. Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin S.V., 43 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, për të cilin Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg". Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të mitur të proceduar më parë nga Policia, kanë vjedhur një motomjet në ambientet e komisariatit Bulqizë.", njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komente








