Ishte pjesë e Lazios, mesfushori i Kosovës: Refuzova ofertat e Man. Cityt dhe Aston Villas

Ishte pjesë e Lazios, mesfushori i Kosovës: Refuzova ofertat e Man. Cityt dhe Aston Villas

Valon Berisha

Valon Berisha, mesfushori i Kosovës ka pasur mundësinë të ishte pjesë e Akademive të Manchester Cityt dhe Aston Villas, por për shkak të shkollimit i ka refuzuar.

Mesfushori me tipare sulmuese, në fëmijëri ka pasur shansin të bëjë hapin e madh për ta vendosur veten në kampionatin më elitar evropian, Premier League. 30-vjeçari ka zbuluar për RTV Dukagjinin se në moshën 14 vjeçare ka pasur prova dhe oferta nga klubet e njohura angleze si Chelsea, Manchester City dhe Aston Villa, por të cilat i ka refuzuar.

"Chelsea ka qenë skuadra e parë që kam qenë në provë si 14-vjeçar. Aty kam qenë tri herë. Pastaj kam qenë në Aston Villa dhe Manchester City”, ka thënë fillimisht Berisha për Radio Dukagjini.

“Këto dy të fundit më kanë ofruar edhe oferta të mira për moshën që kam pasur. Më kanë ofruar edhe studimet, por e kam ndjerë veten shumë të ri për t'u larguar nga familja për të jetuar vetëm", tha Berisha.

Më pas ai shtoi se familja vendosi që ai të përfundonte shkollën, duke refuzuar ofertat.

"Përveç tyre e kam pasur një familje që ka parë aspektin e edukatës dhe shkollimit shumë dhe kjo më ka bërë që ta marrë vendimin për të qëndruar në Norvegji për të përfunduar shkollën dhe me qenë më afër familjes. Mosha nuk ka qenë më e mira pasi me 14-15 vjet je ende fëmijë dhe për këtë kam vendos të qëndroj në Norvegji", përfundoi ylli i Kosovës.

Në karrierën e tij, Berisha ka luajtur me klube si Salzburg, Lazio, Dusseldorf, Reims dhe Melburne, teksa aktualisht në moshën 30-vjeçare është pjesë e LASK Linz në Austri. 40 ndeshje dhe katër gola për të me fanellën e Kosovës dhe 20 me ekipin e parë të Norvegjisë, teksa ishte i pari që zgjodhi "Dardanët" kur iu ofrua mundësia.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi