“Ishte rast i rëndë shëndetësor dhe zgjati 7 orë”, Eni Koçi tregon si e la me pasoja operaconi në hundë

“Ishte rast i rëndë shëndetësor dhe zgjati 7 orë”, Eni Koçi tregon si e la me pasoja operaconi në hundë

Këngëtarja Eni Koçi

Eni Koçi është një nga këngëtaret më të reja shqiptare që është përfolur jashtëzakonisht shumë për ndërhyrjet estetike që ka bërë. Nuk janë të pakta rastet kur në fotot e publikuara nga Eni, komentuesit shprehen se është e gjitha plastikë.

Por për here të parw, këngëtararja ka sqaruar temën e operacioneve plastike, teksa u përgjigjej ndjekësve me anë të ospionit të ri në Instagram. “A ke bërë ndonjë operacion plastik,?”- e pyet një nga ndjekësit.

Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja.

Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim. Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor," - shkruan Koçi.

Foto e publikuar nga Eni Koçi në Instastory 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik