Ishte regjistruar si 'Fast Food', por funksiononte si restorant/ Mbyllet 'Markata e peshkut' te 'Don Bosko'

Ishte regjistruar si 'Fast Food', por funksiononte si restorant/ Mbyllet 'Markata e peshkut' te 'Don Bosko'

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur 4 biznese pasi zhvillonin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Bëhet e ditur se është mbyllur dhe gjobitur me 2,200,000 lekë “Fish Store/Markata e Peshkut” në rrugën 'Don Bosko' pasi ishte regjistruar në QKB si "Fast Food" por funksiononte si restonat. Konkretisht, ky biznez është gjobitur me 2,000,000 lekë për mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti; 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, e për pasojë edhe mbyllje të aktivitetit.

Ndërkohë në Spille është bllokuar një tjetër restorant pasi ushtronte aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit. Për këtë arsye ai është mbyllur nga AKU dhe gjobitur në masën 2,200,000 lekë. Gjithashtu, janë gjobitur edhe dy magazina ushqimore në Lushnje.

"Subjekti “Ilmi Sinani” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij. Subjekti “Novruz Uka” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit) Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore, Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencmin e tij", njofton AKU-ja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 14/08/2019 21:10

    Nuk kuptoj or keta jane bastardet me te felliqur te Kombit .Ankohen keta k/hajdute se ne moren bashkite e demokrateve .Cilet jane demokratet ato breke-grisur qe u bene milionere me djersen e Popullit ,duke i zhvatur e Rjepur per 25 vite deri ne Palce ,sot trumbentojne se jane fakira per Popullin Saliu ,Meta dhe Lulushi ,vollen vetem per 8 vite te qeverise Berisha aq sa nuk imagjinohet ne historine Kombetare ,dhe mbas asaj vjedhje dhe rrenimin e Kombit ,ku si qeveri nuk kontrollohej ,Perlane tere floririn qe kishte lene ish Komunizmi ,dicka qe atije Populli i kujtoj ,rifreskohuni dhe bisedoni me njeri tjetrin ,per bemat e atyre fashisteve demokrateve Komuniste Mos i fryni kavallit dhe oreksit te tyre .Gjithcka thone sot se u vodh ,eshte tere Skenari i tyre qe i kujton vjelljet e tyre ,por ja faturojne dikujt tjeter .Ajo demokraci e Zeze si Sorre ,kerkon tju veje serish perden e tymit qe krijon ,duke u qare per jeten tuaj Popull .Si demokrat i pare kurre si degjova per 25 vite te ankoheshin per ju Popull ,Sot flasin si te mallengjyer dhe prekur se Populli po vuan ASNJE NGA KETO SUPR/BASTARDE NUK U PRONONCUA DHE TE LESHOI MALLIN ,PARATE E FLORINJTE E POPULLIT ,POR ME CA SI PROVERBA QE MESUAN NE ISH KOMUNIZMIN ,QAJNE E THERRASIN SI KROKODILE PA PIKE LOTI . aSNJE CENTIMETER ,TU JEPNI ATYRE QE FILLUAN ATE TE FELLIQUREN demokraci , mos i toleroni .BANDITET ME TE MEDHENJ TE KOHESH SHQIPTARE JANE AHMET ZOGU ,BERISHA ,LULUSHI DHE MONIKA nga Burgajeti ,Tropoja e Dibra Dhe artisti me i vleresuar per vjellje te shkelqyera eshte Ilir Meta si koalicionist i te gjithe ngjyrave ne jeten tuaj Shqipetare ,qe ju thane tere Pasurine Kombetare . Lerini te trullosur dhe llapaqene qe thone se sot jane te ndershem dhe te VIRGJER ,KODOSHET DHE PUTANAT E TE GJITHE KOHERAVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër