Një 34-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimi në Morinë, pasi ishte dënuar me dy vite burg nga gjykata në Maqedoninë e Veriut.
34-vjeçari me iniciale Z.S, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 2 vite burg, për veprën penale "Vjedhje me dhunë”.
‘Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Z.S, 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Shkup, pasi Gjykata e Apelit në Shkup, të Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale "Vjedhje me dhunë". Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.’- njofton policia.