Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 18 vjeçar këtë të enjte i cili ishte shpallur në kërkim, për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtjen e armëve pa leje.

Sipas policisë mësohet se në pranga është vënë 18-vjeçari me inicialet E.B , banues në Vlorë i cili akuzohet  për dy vepra penale, plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve.

Arrestimi i 18-vjeçarit vjen pas ngjarjes që ndodhi dy muaj, më parë në nëntor të 2018 -ës ku pas nje konflikti per motive te dobeta, mbeti i dëmtuar i riu me emrin Brikelo, në Vlorë.

Njoftimi i plote i policisë:
Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.321, datë 17.11.2018, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për nenet 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen