Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishte shpallur prej kohësh në kërkim i akuzuar për kryerjen e vjedhjeve të ndryshme. Sipas policisë mësohet se i arrestuari i identifikuar është Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.
Emri i hajdutit është i njëjtë me markën e pastës së dhëmbëve. Ai akuzohet se ka vjedhur tre automjete në periudha të ndryshme kohore në Shkodër .
Gjithashtu, behët e ditur se në tetor të këtij viti 27 vjeçari, ka kryer një tjetër vjedhje në Malësi të Madhe, ku sipas policisë mësohet se i ka grabitur shtetasit me iniciale E.GJ mjetin dhe një bagëti (lopë).
Njoftimi i plotë i policisë:
Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim: Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;
Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.
Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.
Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një bageti të trashë (Lopë).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Makina përplas për vdekje drejtuesin 84-vjeçar të motorit, shoqërohet në polici 28-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
28 Janar, 12:00
-
Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në lumin e Shalës, viktima i paidentifikuar, në fazë të hershme dekompozimi
27 Janar, 10:57
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Shkodër/ Kishte vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me makinën e tij në një banesë, arrestohet 34-vjeçari
19 Janar, 10:38
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Shkodër/ Goditen 8 qendra prostitucioni, ushtrohej në banesa, nën hetim 13 të huaja dhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen paratë e përfituara
28 Dhjetor 2024, 10:46
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor 2024, 10:58
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Shkodër/ Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet 22-vjeçari! Akuzohet se mbështeti autorin e krimit në Hotin e Ri (EMRI)
8 Dhjetor 2024, 10:34
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor 2024, 10:00
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine në një lavazh në Memaliaj, arrestohet 45 vjeçari
5 Nëntor 2024, 13:01
-
Tiranë/ Goditet banda e vjedhjes së makinave në Yzberisht! 3 të arrestuar, një në kërkim e një tjetër nën hetim! Kamera e sigurisë i tradhtoi (VIDEO+EMRA)
1 Nëntor 2024, 12:05
Mentadent???!!!!!! Hahahaha..... Kësaj i thonë me tall b***n me fëmijën tënd. Hahahaha, si mund te quhet njê njeri me këtë emer?!
Përgjigju