Ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë kryeprokuroren nga sulmi i prokurorëve dezertorë

Ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë kryeprokuroren nga sulmi i prokurorëve dezertorë

Kryeprokurorja Arta Marku

Ish-zv/kryeministri në qeverinë e PD, Bashkim Kopliku, bën thirrje që të mbrohet puna e kryeprokurores Arta Marku, pas kaosit të fundit të shkaktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Kopliku shkruan se mbështetja e Markut është patriotizëm. Duke iu referuar letrës publike të 10 prokurorëve të penalizuar nga Arta Marku, Kopliku i quan ata dezertorë. Gjithashtu, ai pozicionohet edhe kundër sulmeve të PD ndaj kryeprokurores, duke i cilësuar ato si sjellje prej frike në prag të llogaridhënies përpara ligjit. 

Duhet të gjithë ne, ata që vërtetë duam një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ta mbështesim Prokuroren, ta përkrahim, dhe ta mbrojmë nga sulmi i prokurorëve dezertorë, ata ‘dhjetë’ të ‘krimeve të rënda’. Por ta mbrojmë edhe nga ata politikanët që vota e popullit i hodhi në opozitë, e që po dridhen nga frika se po afrohet dita e dhënies llogari, apo e zvogëlimit të mundësisë së vazhdimit të përfitimeve të pamerituara. Ta mbështesim Prokuroren e ta mbrojmë nga sulmi i taborëve të masmediave që paguhen për të shpifur, për të denigruar çdo zyrtar të ndershëm të këtij shteti, aq më tepër Prokuroren, që guxon t’u prishë oazet e qetësisë kriminale, paguesve të tyre, urdhëruesve: kapo të hajdutëve, të trafikantëve të drogave etj., hajdutë të tenderave, shkatërruesve të urbanistikës, të ambientit, të detit, të plazheve.

Bashkim Kopliku, ish-zv/kryeministër i PD

 

Shënimi i plotë në Facebook:

Mbështetja e kryeprokurores znj. Marku, patriotizëm

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë, zonja Arta Marku, na ka thirrur ta ndihmojmë: ta ndihmojmë që të ndërtojë Shqipërinë (e kam fjalën për thirrjen e saj publike “të dashur qytetarë të vendit tim”, që ajo ka botuar sot, më 21.09.2018). Të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë të ndërtosh Shqipërinë demokratike, se nuk ka vend demokratik, nëse korrupsioni dhe krimi komandon, del sheshit, dhe i përkrahur nga politika, masmedia deri tek llapaqenët e kafeneve tona.

Problemi është tejet shqetësues: detyrohet të kërkojë ndihmë në popull Prokurorja e vendi!!!

Duhet të gjithë ne, ata që vërtetë duam një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ta mbështesim Prokuroren, ta përkrahim, dhe ta mbrojmë nga sulmi i prokurorëve dezertorë, ata “dhjetë” të “krimeve të rënda”. Por ta mbrojmë edhe nga ata politikanët që vota e popullit i hodhi në opozitë, e që po dridhen nga frika se po afrohet dita e dhënies llogari, apo e zvogëlimit të mundësisë së vazhdimit të përfitimeve të pamerituara.

Ta mbështesim Prokuroren e ta mbrojmë nga sulmi i taborëve të masmediave që paguhen për të shpifur, për të denigruar çdo zyrtar të ndershëm të këtij shteti, aq më tepër Prokuroren, që guxon t’u prishë oazet e qetësisë kriminale, paguesve të tyre, urdhëruesve: kapo të hajdutëve, të trafikantëve të drogave etj., hajdutë të tenderave, shkatërruesve të urbanistikës, të ambientit, të detit, të plazheve.

Ndërkombëtarët, kryesisht ShBA dhe BE, po na bëjnë drejtësinë demokratike, lexo drejtësinë e pastruar nga krimi. Vettingun më së fundi po ecën, edhe ai nën sulmin e po atyre njerëzve që sot sulmojnë Prokuroren znj. Marku. Por po ndërkombëtarët na ndihmuan duke insistuar që të vihej një Prokuror sa më i ndershëm, sepse ndërkohë që kryhej vetingu, nuk mund të lihej Prokuroria në dorën e prokurorëve gangsterë që nuk e kanë kaluar akoma sitën e Vetingut. U vendos kryeprokurorja znj Marku, duke u votuar nga Parlamenti që kemi zgjedhur vetë ne.

Prokurores Marku i duhet të bëj stan me lepuj, se prokurorët e “pa–vettuar”, janë thjeshtë “lepuj”, e do të bëhen “deshër” vetëm pas kalimit të vetingut. Asaj i takoi nderi dhe puna e rëndë që me këtë turmë “të pasitur” prokurorësh të dyshuar si të korruptuar e të paaftë (të dyshuar, sepse do të kalohen të gjithë në hallkat e vetingut), t’i komandojë në punë sa më të dobishme të mundshme.

Të gjithë e dimë tashmë se kush janë si shumicë ata prokurorë, që vetë gjithë jetën e tyre nuk kanë zbatuar afate e procedurat ligjore, që sot ia kërkojnë me hipokrizi Arta Markut (jo na thirre në mbledhje “një ditë para” e jo “tri ditë para”). Ata bëjnë përpjekje mjerane , që të justifikojnë dezertimin e tyre nga lufta kundër krimit: kanë frikë, se u duhet të luftojnë kundër atyre që i kanë mbajtur deri sot me pare, me emërime, me favore. Faktet tregojnë se pjesa më e madhe e prokurorëve, janë vetë pjesë përbërëse e krimit të organizuar dhe e së keqes në Shqipëri, pra janë thyersit nga më të rrezikshmit e ligjeve.

Miq të fb, ta mbështesim, me qëndrimin e secilit prej nesh, kudo ku është, në masmedia, në biznes, në kantjer, në punë në fshat a qytet, në kafe e në zyra, këtë zonje të madhe: nuk i kemi me shumicë këta lloj njerëzish, prandaj t’i ruajmë, duke dhënë me këtë mbështetje edhe ne një kontribut në çështjen madhore të ndërtimit të një Drejtësie sa më të pastër, edhe në Shqipërinë tonë.

Bashkim Kopliku
Ish-zëvendëskryeministër
Durrës, 21.09.2018

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAJMUNIA: 25/09/2018 10:37

    Amani pash zotin ca komentuesish jeni. Po si nuk diskutuat njehere si ju ka hije.

    Përgjigju
  • Emigrant france: 23/09/2018 12:52

    Menyra si komentin ti Bedford kelluf k gjoleka te le te koptosh se je Keyshawn komunistit dhe arta Marku eshte THJESHT nje bllouxhabiste e ed Rames ASHTU sic eshte zv ministrija e XHAFES Spiropali e disa te tjera

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 23/09/2018 09:14

    O trap un sjam komonist se jam djali ri 28 vjeç e kam lindur në Norvegji fal zgjuarsis së babait tin që hiku që kur kryekrimineli jot sekretari partis punës mori pushtetin që i lan shefat e ti kriminel ramiz plera me shok . Pra shikohet qart se kush jam un e kush jd ti mor trap i trapit un jam me kultur evropjane e ti me kulturën e malokut që skeni lën vënd pa zaptuar . Po hajde provoje e zër një vënd ktu në evrpo e shif se çfar të bëjn ty o trapi kryekriminelit malok sekretar partie salheut. E sa për dieni un jam doktor o trap analfabet po bravo që ke mësuar të shkruash. Të fala sekretarit të partis punës kriminelit salhe.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 23/09/2018 09:14

    O trap un sjam komonist se jam djali ri 28 vjeç e kam lindur në Norvegji fal zgjuarsis së babait tin që hiku që kur kryekrimineli jot sekretari partis punës mori pushtetin që i lan shefat e ti kriminel ramiz plera me shok . Pra shikohet qart se kush jam un e kush jd ti mor trap i trapit un jam me kultur evropjane e ti me kulturën e malokut që skeni lën vënd pa zaptuar . Po hajde provoje e zër një vënd ktu në evrpo e shif se çfar të bëjn ty o trapi kryekriminelit malok sekretar partie salheut. E sa për dieni un jam doktor o trap analfabet po bravo që ke mësuar të shkruash. Të fala sekretarit të partis punës kriminelit salhe.

    Përgjigju
  • URT: 23/09/2018 04:00

    Z Kopliku nuk je per politike PD te dha maksimumin ti aq e ke takatin mire eshte ti kthehesh zanatit te riparosh tv se sa te merresh me politike

    Përgjigju
  • Trump.: 22/09/2018 22:45

    Besdhjere kullufi je ne norvegji dhe mbete prape komunist si GRAMOZ RUCI dhe RAMETA.TU BEFTE harlem buka we te JEP norvegjia.PSE Nuk k vjen KETU te rritesh droge me TAHIRIN?? HAJDE te pjellesh CA komuniste te tjere e te Votoni ZGJEDHJET LOKALE .BALLA po kerkon ortaker.

    Përgjigju
    • bledi 1: 22/09/2018 23:09

      ca ke mer trap? trump edhe te PD dun nje shqiperi me te mire ca ke?

  • Robshi: 22/09/2018 21:36

    Në luftën kundër kujt ta mbështesim o hipokrit...në luftën kundër krimit apo në atë kundër prokurorëve...apo të ka liruar ndonjë kushuri ty dhe...yyyyttt

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 22/09/2018 21:06

    BASHKIM KOPLIKU UN SI SHQIPTAR TË FALENDEROI NGA ZEMRA PËR KTË SHKRIM. SADO QË UN S'JETOI PREJ 30 VJETËSH ATY NË SHQIPËRIN E BUKUR HIJE RËND UN JETOI NË NORVEGJI DHE JETA KTU ËSHTË E BUKUR PO KTU KA NDËRGJEGJE SHUM TË LART . POLITIKANËT JAN NJERËZ SERIOZ SKA POLITIKAN SI NARD NOKA E FLAMURI PA BISHT. NJERËZ SI PUNA JOTE I DUHEN SHQIPRIS TI E TREGOVE VETEN DUKE MOS U BËR SHËRBËTORI I KRYEKRIMINELIT SEKRETARIT TË PARTIS SALHEUT. RESPEKT PA FUND ZOTI KOPLIKU.

    Përgjigju
  • Ilo: 22/09/2018 20:22

    Mire e ke o Koplik po gafa me e madhe e saj ishte qe nuk i hodhi prangat Besim Hajdarmatajt si njeriu qe ngjizi ndjekje penale false,dhe pastaj nuk ka b***e ti mbroje ne gjykate per ti.lene si bomba prapa

    Përgjigju
    • Turi Kokëloqja: 23/09/2018 19:54

      Hahahahahahahahah! "Shumë i Saktë Parashtrimi i Fredit thotë "Turi" Lamashi , që është Fredi me emër tjetër ! Hahahahah!Fredi HundëSqepi

    • Turi: 23/09/2018 10:26

      Shum i saktë parashtrimii Fredit.

    • Fredi: 23/09/2018 00:07

      Nuk me duhet Hajdarmata megjithe cka pas more Ilo por mos u bej Qesharak! Sajmir Tahirin kush e hypi ne jahtin e trafikantit per ne korfuz? Kush e coi jantin per riparim? Audin perse e perdorte prape? Nuk i ka takuar Habilajt sipas teje? Ik pyet ne Narte ku hanin ngjala dhe peshk bashke. Drejtoret dhe shefat e policise ne arrati kush i vendosi ne Vlore? Po tepelensit police qe jane te gjithe te implikuar ne kultivim dhe trafikim hashashi kush i emeroi? Orest Soten me 863 mije euro cash nuk e njihte gjasme por i kishte dhene tender, e lejonte te kalonte me makine policie jashte kufirit, me makinen e vellait te Orestit paska kaluar kufirin ne Mal te Zi, me jahtin e kujt ka ikur nga mali i zi ne itali? Me urdher te kujt u fik sistemi Tims kur u arratis Mark Frroku? Kush i ka filmimet e Santa Quaranta? Me cfare cmimi ja bleu Balilit? E plot te tjera. Nuk them se Salehu, Luli, Mediu jane me te mire, por mos na beni per te vjelle me Sajmir Tahirin. Se harrova cfare lidhje ka Tahiri me Shullazin? Ik pyet Lanin e Ishes ne kombinat tek zona elektorale e Tahirit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja