“Koha për të rekrutuar” kështu quhet programi kryesor me të cilin ka nisur lançimin online televizioni i grupimit terrorist ISIS. Sot një numër i madh i përdoruesve të rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter kanë nisur që të shpërnajnë në faqet e tyre median e re online që grupi ISIS ka krijuar.

Figura qëndrore e kësaj medie të re do të jetë gazetari britanik John Cantlie i marrë peng nga ekstremistët islamikë dhe do të drejtojë një program të përjavshëm të titulluar “Koha për të rekrutuar”. Kjo media e re aktualisht transmeton në valët e saj online video të xhiruara nga pjesëtarët e ISIS si dhe muzikë xhihadi që është karakteristikë e besimit islam.

Po ashtu në faqen e televizionit “24 hours online” është njoftuar se do të transmetohet së shpejti direkt nga shteti islam. “Ndonëse kishte qarkuluar prej disa ditësh lajmi se shteti islamik do të hapte një televizion askush nuk e kishte menduar që ata do ta mbanin zotimin e tyre”- shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Televizioni i ri i hapur nga shteti islam mendohet se e ka marrë indicien nga një video e publikuar në forumet xhihadiste. Të dhënat e regjistrimit si faqe ëeb kanë treguar se domain është regjistruar përmes një kompani australiane.

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)