Xhihadistët e Shtetit Islamik të ISIS-it i kanë bërë thirrje emigrantëve të kthehen pas në vendet e tyre.
Vet lideri i Shtetit Islamik, Al Bagdadi u drejtohet refugjatëve me një video mesazh ku i kërkohet në gjuhën arabe rikthimi në atdheun e tyre.
“Ku po shkoni?! Këtu në kalifatin islamik jetohet shumë mirë, kemi telefon, internet e makina”, është mesazhi i një burri në një tjetër filmim që qarkullon në internet.
ISIS fushatën për moslargimin e refugjatëve e ka zgjeruar edhe në rrjetet sociale pasi në Twitter postohen foto te ndryshme me hashtagun #kthehuni mbrapsht!
Për të bindur sirianët të mos largohen është krijuar edhe një seri videosh të reja ku refugjatët paralajmërohen mbi zhgënjimet që i presin në shtetet për ku janë nisur.
Më parë në revistën online “Dabiq” janë postuar foto të vogëlushit trevjeçar Aylan të shtrirë pajetë në brigjet e Turqisë me në krah titullin “Rreziku i braktisjes së shtëpisë së Islamit”.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com