ISIS plan për sulm me dron e
tritol në ndeshjen Shqipëri-Izrael
Policia Kosovës: Urdhri nga Muhaxheri

TIRANE - Një dron me tritol, një pistoletë me gaz dhe dy armë zjarri automatik e pushkë janë armët të cilat do të përdoreshin në 3 atentate të sinkronizura mes tyre dhe ndaj stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Është Policia e Kosovës e cila për herë të parë hedh dritë mbi planin e të dyshuarve për lidhje me celulat e ISIS në Siri ku sipas tyre 23 personat e arrestuar në Kosovë e Shqipëri mbanin lidhje me Lavdërim Muhaxhirin.

Sipas planit të zbuluar nga Agjencitë e Inteligjencës në Kosovë e Shqipëri ka rezultuar se sulmet do të kryheshin në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni në ambiente ku do të kishte prani tifozësh përgjatë fillimit të ndeshjes mes kombëtares Izraelite e asaj Shqiptare.

Për këto dyshime për të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe ajo speciale në Kosovë po hetojnë në pranga janë vënë 22 persona 18 në Kosovë dhe 4 në Shqipëri.

Sipas përgjimeve, ka rezultuar se sulmet terroriste do të ishin të ngjashme me ato që ndodhën në Francë në nëntor të vitit 2015, nga ku mbetën 129 persona të vdekur.

Objektivat të cilat do të sulmoheshin ishin të parapërcaktuara ku dhe si do të sulmohej po ashtu dhe ora ishte përzgjedhur e cila duhet të përkonte pak minuta pas nisjes së ndeshjesh zyrtare Shqipëri-Izrael e vlefshme për kualifikuesit e botërorit Rusi 2018.

Prokuroria e krimeve të rënda në Tiranë është treguar e rezervuar për të bërë publike rolin e 4 shqiptarëve të arrestuar në këtë grup, ndërsa jo zyrtarisht është pranuar se celula me bazë në Shkodër do të kujdesej për të realizuar aktin e parë terrorist në stadium.

Plani për të realizuar aktet terroriste në Ballkan duke nisur nga Shqipëria, Kosova e më pas Maqedonia është zbuluar gjatë përgjimit të një bisede telefonike në gjuhën arabe dhe të koduar që Lavdërim Muhaxheri ka patur me adhuruesit e tij në Kosovë e Shqipëri.

Pas kësaj bisede të dyshuarit janë mbajtur në survejim nga policia për tu arrestuar në operacione të ndryshme nisur nga 4 nëntor në Prishtinë e më pas më 6 nëntor në Shkodër.

Ja çfarë u sekuestroi policia, 22 të arrestuarve:
 
    281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,
    Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,
    Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,
    Një pushkë gjuetie,
    Një revole me gas,
    Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,
    Një dron,
    Radiolidhje,
    Telefona celular,
    Lap Topa,
    Shtëpiza kompjuteri,
    USB,
    Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.
 
(a.r/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë