LIBI - Shteti Islamik po zgjeron territoret e saj nga dita në ditë. Së fundmi, Uashingtoni është shqetësuar për atë që e cilësoi ‘një shtet të sapolindur islamik’ në Libi. Një video e postuar në rrjetet sociale shfaq një paradë në Derna të Libisë teksa militantët islamikë parakalojnë me flamujt e zinj të ISIS duke brohoritur edhe parulla pro kësaj organizate terroriste.
Tashmë është e sigurt që ISIS është përqafuar edhe në Libi ku ndodhet një degë me emrin Ansar al Sheriati që pak muaj më parë vuri autoritetin e saj mbi qytetin bregdetar Deran.
Kjo degë terroriste, e akuzuar nga Uashintoni për vrasjen e ambasadorit amerikan Christopher Steven në konsullatën amerikane në Bengazi, ka mbajtur përpara pak ditësh një miting ku shpallën besnikëri ndaj ISIS.
Javën që shkoi ushtria libaneze kombëtare bombardoi pozicionet e grupit militant në Deran duke vrarë disa prej tyre. Ansar al Sheriati është gjithashtu aktiv edhe në Bengazi, djepin e kryengritjes kundër ish-liderit Muammar Gaddafi. Ndërkaq, Bengazi është kthyer në një skenë të zakonshme luftimesh, por edhe vrasjesh të forcave të sigurisë, aktivistëve politikë dhe gazetarëve.Top of Form
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com