Islami: Frika nga SPAK apo dëshira për pushtet?

Islami: Frika nga SPAK apo dëshira për pushtet?

Shefi i opozitës, pas një takimi 40 minutash me presidentin Meta, deklaroi se :

Një takim që pati këtë mëngjes në presidencë përreth 40 minuta, kokë më kokë me kreun e shtetit Ilir Meta, e ka bindur kryedemokratin, se aksionin opozitar tashmë duhet ta fokusojë tek data 13 tetor.

Basha tha se 13 tetori duhej të ishte një datë për tre zgjedhje: Përsëritjen e atyre vendore, zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Kjo do të kërkojë ndryshime kushtetuese – tha Basha në një prononcim për gazetarët – por PD sipas tij, është e gatshme t’u garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira.

Pra, dy drejtuesit realë të opozitës e vendosën se kur duhet të ketë zgjedhje, për çfarë duhet të ketë zgjedhje dhe c@farë duhet bërë.
Vendosën
-ripërsëritje të zgjedhjeve vendore, nga të cilat ikën,
-zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i kërkojnë çdo ditë
-zgjedhje për president direkt nga populli.

Janë disa pikëpyetje:

1.A hoqi dorë Basha nga largimi i Edi Rmës si kryeministër dhe a do të bëhen zgjedhjet, gjithmonë nëse bëhen, duke patur Ramën si shefin e qeverisë?

2. A hoqi dorë Basha nga qeveria teknike, e cila, për disa muaj duhej të përgatiste vendin për zgjedhje të reja, të ndershme dhe të lira?

3.A hoqi dorë Basha nga vazhdimi i protestave, të cilat, nëse deri tani ishin dhjetë, pa bereqet, mund të bëhen edhe njëzet të tilla?

4. A pranon Basha se e gjitha se çfarë ka ndodhë deri tani ishte vetëm mashtrimi i njerëzve në protesta për të hedhur ramën dhe tani pranimi i Ramës është vazhdimi i një pazari nëntoksor, që diku do të dalë?

5. Basha, jo m larg se dje, në Shkodër, tha se do të ketë ndryshime të rëndësishme në ligjin zgjedhor, në formën e qeverisjes, në drejtimin e shtetit, etj.

Tani, kush do e bëjë reformën zgjedhore, kush do e miratojë atë, cili do të jetë fati i mëtejshëm i reformës në drejtësi?

6. Për të bërë zgjedhjet për president apo të parakohshme parlamentare duhet të futet në lojë parlamenti.

Cili?

Ky , i tashmi?

Por ai është ilegjitim për presidentin dhe shefin e opozitës!

Do të pranojnë ata ligje dhe ndryshime kushtetuese nga një parlament ilegjitim?

7. A ka lidhje vendimi i shumicës qevrriëse që t’i drejtohet Komisionit të venecias për çështjen Meta me miratimin e sotëm të shefit të opozitës për zgjedhje me 13 tetor? Cili ujë po rrjedh nën rrogoz dhe përse opozita dy krerëshe ka bindjen se zgjedhjet tri herëshe do të bëhen me 13 tetor?

8. A ka pasur ” delegatë” mes dy partive të mëdha për të qenë të një mendje me lojn e re politike të opozitës dhe përse kjo shumicë nuk ka reaguar ende për “gatishmërinë” e Bashës për zgjedhjet e 13 tetorit?

Shumë pyetje dhe deri tani asnjë prgjigje.

Vazhdim i akteve të tjera të pazareve në një situatë të re?

Mos qoftë kështu!

Nëse edi rama futet në tri pal zgjedhje njëherësh në 13 tetor do të thot se pazari ka qenë i madh, gjë që nuk besoj se ka ndodhur.

Ajo që i ka vënë në lëvizje krerët e opozitës qëndron në një katërgërmesh : SPAK, pastaj në një ztregermësh, BKN, Byroja Kombëtare e Hetimit, që po trokasin fort.

Jo rastësisht drejtuesja e një pjese të opozitës, dje, pa e cytur kush, deklaroi se nuk ka frikë nga hetimi i pasurisë së saj.

Mos e pyet, se të tregon vetë- thonë drenicakët./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 17/07/2019 20:22

    Qe nga karriget duket pompoziteti vulgar qe e karakterizon presidentin. Vetem ne Uzbekistan ose Turkmenistan mbajn presidentet karrige te tilla.

    Përgjigju
  • Edi: 17/07/2019 13:17

    Te dy ne foto te dhjere por krenar!

    Përgjigju
  • Mondi Mondi: 16/07/2019 20:06

    Dy personat njeri I vetelarguar dhe tjetri gati per te dale me turp nga sistemi pa ua ngarkuar e kerkuar askush duan te vendosin per shqiperine dhe shqiptaret. Shqiperia e ka opoziten ne parlament Zhdukuni nga skena se na e shpifet

    Përgjigju
  • redi: 16/07/2019 18:15

    Zoti Islami analiza juaj eshte e drejte dhe bazohet ne fakte . Ne rast se Rama kryen oazar me Lul Bashen sic veproi me 2017 atehere me mire te largohet pa ceremoni nga PS. Ps nuk eshte laborator eksperimentesh por partia me e nadhe dhe me progresive ne 30 vjet demokrature . Mis harrojme nateveshjen per sistemin zgjedhor qe dhe sot eshte me i keqi dhe me i pa botuari direkt nga populli

    Përgjigju
  • Lol: 16/07/2019 16:30

    Jeni dy hiça!!! jeni 0! Shqiptaret do marrin hak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja